Mbrojtja kibernetike, Andonovski: Institucionet mbrohen “Ad Hoc”, presim ligjin

02.03.2025 15:57

Mbrojta kibernetike në vendin tonë bëhet “Ad Hoc”...

Mbrojta kibernetike në vendin tonë bëhet “Ad Hoc”, rrjedhimisht secili institucion vendos vetë për mbrojte ngaqë kjo akoma nuk është detyrim dhe për këtë arsye disa institucione shpeshherë janë cak i sulmeve kibernetike, thotë ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski.

Për “Radio Evropa e Lirë”, ministri i dikasterit sqarohet për angazhimin që kibernetikës t’i qëndroj pas ligji.

Potencon mungesën e kuadrit të industrisë së komunikimit teknologjik. Viteve të kaluara vendi ka harxhuar me miliona euro për të mbrojtur institucionet dhe ende s`ka ndonjë epilog, thekson, Andonovski.

“Fatkeqësisht, ne jemi një vend pa ligj për sigurinë kibernetike, ndërkohë që të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës kanë miratuar ligje të tilla 13 vjet më parë. Ne po bëjmë përpjekje që ta miratojmë ligjin tani, ndoshta deri në qershor. Ai ligj do të jetë udhërrëfyesi ynë se ku duhet të lëvizim në mbrojtjen kibernetike.” – tha Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski.

Për mbrojtje kibernetike mbi 20 institucione kanë blerë antiviruse ruse. Andonovski nuk jep detaje se për cilat institucione bëhet fjalë por nuk e sheh të arsyeshme që Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s, të blejë antiviruse nga Rusia.

“Mund të shihet në hulumtimet e furnizimeve publike se cilët institucione, çfarë licensash kanë blerë dhe për çfarë antivirusi bëhet fjalë. Padyshim kjo nuk është e jashtëligjshme, nuk është vepër penale, për shkak se ato kompani ekzistojnë dhe funksionojnë, por qëndrimi i vendit është se jemi anëtare e NATO-s, se jemi të orientuar pro-perëndimit dhe synojmë integrimet euroatlantike, kurse njëkohësisht blejmë antiviruse nga Rusia.” – deklaroi Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski.

Andonovski më tej sqaron se dhjetëra institucione me kohë nuk e kanë mbindërtuar mbrojtjen e tyre dhe kanë punuar me licensa të skaduara, kurse një numër i madh i institucioneve, i vendosin të dhënat e qytetarëve nëpër serverë dhe më vonë as që kujdesen nëse mbrohen sa duhet. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)