Akuza për krim dhe korupsion, VMRO-DPMNE: LSDM i mbron prokurorët e koruptuar

02.03.2025 16:31

Partitë politike kanë vazhduar akuzat për krim...

Partitë politike kanë vazhduar akuzat për krim, korupsion dhe kapje të  gjyqësorit.  Nga VMRO-DPMNE theksojnë se LSDM i mbron prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, pasi ata ofrojnë mbrojtje për funksionarët e tyre.

Sipas tyre, kjo dëshmohet edhe me rastin e fundit ku sipas VMRO-së gjykatësit e afërt me LSDM-në nuk i kanë caktuar masë paraburgimi Filip Andovit, i cili ndryshe njihet me pseudonimin Sokoli.

“Gjyqtarët nën mbrojtjen e LSDM-së mbron Filip Andov Sokol, në vend që të caktojë paraburgim, ai i merr pasaportën, a po krijohet hapësirë për të ikur? Gjyqtarët e korruptuar, klientelë të LSDM-së, që e lanë të lirë Filip Andov Sokolin, i cili ka shëtitur të burgosurit të dyshuar për vepra të rënda penale si të ishin në ekskursioni, janë përgjegjës nëse ai arratiset. Si është i bindur gjykata që Filip Andov Sokol, i cili ka shëtitur të burgosurit e rrezikshëm nëpër Shkup, me mjete shtetërore, në vend që të ishin në qeli, nuk do të përpiqet të arratiset?”, - theksojnë nga VMRO-DPMNE.

LSDM: VMRO-DPMNE, partia sinonim e krimit

LSDM me reagim, VMRO-DPMNE mbetet sinonim i krimit dhe korrupsionit, si partia me numrin më të madh të funksionarëve të dënuar në historinë e shtetit.

“Nga Gruevski, përmes Janakieskit dhe Jankullovskës, VMRO-DPMNE asnjëherë nuk është distancuar dhe nuk është shkëputur nga asnjë anëtar i strukturës së tyre kriminale, ndërsa Igor Janushev edhe sot është një nga figurat kryesore në qeverinë e tyre. Nëse VMRO-DPMNE do të hiqte dorë nga të gjithë të dënuarit dhe të akuzuarit brenda radhëve të saj, në “pallatin e bardhë” do të mbeteshin vetëm punonjësit e sigurimit. Kjo është e vërteta që ata përpiqen ta fshehin pas frazave boshe dhe manipulimeve të tyre politike”, thuhet në reagimin e LSDM-së, nga ku theksojnë se VMRO-DPMNE përpiqet për të kapur sërish shtetin. (Ersan Pajaziti, TVM2)