Paga minimale, LSDM: Të rritet në 500 euro, qytetarët mezi i’a dalin

02.03.2025 16:46

Ekonomia dhe standarti jetësor...

Ekonomia dhe standarti jetësor mund të përmirësohet vetëm me rritjen e pagës minimale në 500 euro, përllogarit Lidhja Social Demokrate. Nëse nuk rritet minimalja racionalisht me inflacionin, atëherë sipas opozitës maqedonase, qytetarëve do t’u rëndohet edhe më shumë buxheti dhe vështirë do ta kalojnë muajin.

Ftojnë pushtetin që ta shqyrtojë ofertën e LSDM-së për përmirësim ekonomik sepse siç thonë, kur ata ishin në pushtet, shpenzimet mbuloheshin me dy paga minimale.

“Pasi dështuan të gjitha shportat, të vitit të ri dhe të tjerat, bëhet e qartë se qeveria nuk ka strategji për parandalimin e rritjes së çmimeve. Pyetja është nëse në përgjithësi dëshiron. Shansi i fundit  është që të tregojë respekt minimal ndaj qytetarëve. Qeveria urgjentisht  të reagojë për pagat. LSDM kërkon dhe e mbështet rritjen e pagës minimale në 500 euro sepse kjo do të nxit rritjen e pagave të tjera.  Kjo strategji që e aplikonte LSDM-ja derisa ishte në pushtet, jepte rezultate.” – tha Nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova.

VMRO: Vodhët shumë, po stabilizojmë buxhetin

Shkaku i zvogëlimit të buxhetit është se u pasuruan pa masë funksionarët e qeverisjes udhëhequr nga LSDM-ja, kundërpërgjigjen nga VMRO -PDMNE.

“Po të mos ishte krimi i LSD-së dhe BDI-së, mund edhe të kishte paga më të larta, paratë shkuan për Grubin, Zaevin dhe Kovaçevskin. LSD-ja e vodhi shtetin. Për 7 vjet, përmes tenderave dhe marrëveshjeve të dyshimta, ata fituan miliona. Krimi i LSD-së si qeverisje po u kushton shumë qytetarëve” –thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Partia më e madhe në pushtet pohon se janë duke e stabilizuar buxhetin. Fillimisht rriti pensionet ndërkaq tani po i rrit dhe pagat, ndërkohë më tutje me rritjen e zhvillimit ekonomik, sigurojnë të ardhura më të mëdhaja edhe për qytetarët. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)