VLEN: Angazhohemi që shportat ushqimore të jenë më lirë
02.03.2025 17:01
Nga koalicioni VLEN thonë se po nxisin masa...

Nga koalicioni VLEN thonë se po nxisin masa që synojnë mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimin e inflacionit.
"Në këtë drejtim, miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, i cili obligon tregtarët të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit, është një hap i rëndësishëm drejt transparencës dhe konkurrencës më të ndershme në treg. Kjo mundëson që çmimet e produkteve bazë nuk do të fryhen sipas nevojave përfituese të tregtarëve që synojnë të pasurohen në kurriz të popullit" - thonë nga VLEN.
