Londër, Samit Evropian për mbështetje të Ukrainës
Londra, nikoqir i samitit për mbështetjen e Ukrainës...

Londra, nikoqir i samitit për mbështetjen e Ukrainës, ku liderët e shumicës së vendeve anëtare të BE-së dhe Kanadasë synojnë të dërgojnë një mesazh se Ukraina nuk është e vetme pas tensioneve në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt. Kryeministri britanik, në takimin me Zelenskyn, njoftoi se Ukraina do të marrë një kredi prej mbi 2.2 miliardë paundësh për të forcuar mbrojtjen.
Paratë janë siguruar nga fondet e ngrira ruse, ndërkohë që bëri të ditur se Britania e Madhe dhe Franca do të punojnë në një plan të tyre për paqen në Ukrainë.
“U dakorduam se Britania e Madhe së bashku me Francën dhe ndoshta me një apo dy vende tjera do të punojnë me Ukrainën në planin të ndalen luftimet dhe pastaj do të diskutojmë për plan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në bisedat në të premten dhe mbledhjes së djeshme por edhe në bisedat telefonike mendoj se kemi bërë hap në drejtim të vërtetë për shkak se askush nuk do të përsëritet ajo e të premtes. Duhet ta mbajmë fokusin, e ajo është paqja në Ukrainë, askush më nuk dëshiron derdhje të gjakut” – tha Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer.
Pas ndodhive në Shtëpinë e Bardhë, Evropa ka kuptuar se ka kaluar koha kur për mbrojtjen e kontinentit të vjetër mund të mbështeteshin te SHBA.
“Është e qartë se BE duhet të bëjë më shumë për përforcimin e sigurisë. Kjo do të thotë edhe rritjen e mbrojtjes, edhe në nivel të B E-së, por edhe në nivel të vendeve anëtare si dhe mbështetje ushtarake më e madhe për Ukrainën. Për çështjet e sigurisë duhet të mblështetemi në forcat tona” – deklaroi Euro-Komiseri për tregti, Valldis Dombrovskis.
Opinioni në Ukrainë dhe Rusi ka qëndrime të kundërta për përplasjen mes Zelenskyt dhe Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Ukrainasit mbështesin Zelenskin, pasi sipas tyre ka mbrojtur pozitat e ukrainasve.
“Ky nuk është konflikt. Mendoj se Trump, gabim e ka marrë vesh se çfarë është duke ndodhur në botë. Ne jemi me Zelenskin, ai është i shkëlqyeshëm. Duhet ta mbrojmë Ukrainën”
“Mendoj se populli amerikan do të vazhdojë ta mbështes Ukrainën dhe se Zelenski do ta vendos situatën ndër kontroll”
“Zelenski ishte në të drejtë, sepse Trump u mundua të bëj marrëveshje me Rusinë në kurriz të Ukrainës, Zelenski e refuzoi këtë dhe kjo ishte e guximshme” - thanë disa nga banorët ukrainas.
Rusët mendojnë se Trump i ka treguar Zelenskyt vendin e tij.
“Mendoj se përfundimisht i treguan se ku e ka vendin. Kjo është mirë për shkak se tani është e mundur që të arrihetderi te paqja, që njerëzit të mos vdesin”.
“Zelenski moti duhej të kishte dhënë dorëheqje, ai duhet të ik, nuk është më president”.
“Tani jemi edhe më larg paqes, për shkak se Evropa tani do të jetë edhe më shumë kundër neve”. – u shprehën disa banorë rus.
Në samit i pranishëm edhe kreu i NATO-s, Rutte. Presidenti francez Macron do të propozojë një strategji të zmbrapsjes bërthamore si mbrojtje ndaj agresionit rus ndaj vendeve të tjera evropiane. (Ersan Pajaziti, TVM2)
