Tetovë, lagja 146 pa ujë dhe infrastrukturë
Edhe ky Ramazan banorët e lagjes 146-të në Tetovë...

Edhe ky Ramazan banorët e lagjes 146-të në Tetovë i gjeti pa ujë dhe me infrastruktur të shkatëruar.
“Se 30 vite nuk ka pas ujë” - shprehet një banor.
“Hiç, hiç pik uji” - tha një banor i lagjes 146 Tetovë.
“Për herë këtu s’ka ujë” - theksoi një banor tjetër.
“Më shumë se 20 vite banorët e lagjes 146-të,mbi Arabatin Baba Teqe në Tetovë kanë problem me ujin e pijshëm. Ato detyrohen të mbushin në çeshmat e qytetit”.
“Këtu që 30 vite nuk ka pasur, ndonjë herë vinë, ndonjë herë jo. Vështirë është për ujin këtu”
“Hiç hiç pikë uji nuk kemi”
“Për herë këtu nuk ka ujë. Ndonjëherë vinë ujë i qytetit, po shumë rrallë, e këtu lart s’kam asnjë herë. Ne kërkojmë ujin, por edhe rruga të rregullohet, shife si është. Me e ditë sa keq është pa ujë, po s’kemi çka bëjmë”
“Problemin e ujit jo vetëm në Ramazan, por se 20 vite e kemi problemin e ujit. Këtu vetëm se kalon mandati e as që miren me këtë çështje. Rruga që 20 vite është ndërtuar, çdo kush që ka hap një kanal, e ashtu ka ngel e pa rregulluar” – thanë disa nga banorët e Lagjes 146.
Kreu i Tetovës, Bilall Kasami tha se shumë shpejt do fillojnë punimet për ta sjell ujin për këta banor. Ndërsa premtoi edhe rregullimin e infrastrukturës rrugore.
“Ndërmarrja komunale për ujë dhe kanalizim “Sharri” do të nisë punimet në rregullimin e rrijetit prurjes së ujit nga filter stacioni nga fshati Lisec, deri tek rezervuari që është mbi këtë lagjje. Unë besoj se në një periudhë shumë të shkrut punimet e mbetura mbrapa do përfundohen dhe kjo lagje do ketë ujë të pijshëm. Dua të informoj qytetarët se në planin dhe projektet e komunës së Tetovës për vitin 2025-të,është edhe asfaltimi i rrugës 146-të,dhe në këtë lagjje do krijojm kushtë më të mira për jetesë” – u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Përveç lagjes 146-të, mungesë të ujit kanë edhe lagjja e UÇK-ës, Drenovecit, e kohët e fundit ka ndalesa gjatë ditës po thuajse në gjithë qytetin. Mungesën e ujit komuna e Tetovës, e arsyeton me vjetërsimin e rrjetit të shpërndarjes së ujit. (Visar Sadiku, TVM2)
