Kosovë, KQZ-ja përditëson rezultatet e votave me postë

02.03.2025 19:54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon.

Në përditësimin e fundit bëhet e ditur se pas procesimit të 23.24 % të votave,  Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 10 mijë e 755 vota  apo 52.14%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës  me 5 mijë e 3,853 vota apo 28.40%.

Partia Demokratike e Kosovës, ka siguruar 1 mijë e 637 vota apo 7.94%, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  dhe Nisma Socialdemokrate kanë 980 vota, apo 4.76%.

Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.