Cameron fiton zgjedhjet në Britani, në Skoci dominojnë nacionalistët
Devid Kameron duket i sigurt drejt mandatit të dytë në krye të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuara, pasi exit poll-et më optimiste parashikojnë se Partia Konservatore do të fitojë 329 vende në parlament, mjaftueshëm sa për të siguruar shumicën absolute...

“Qëllimi im mbetet i thjeshtë – të qeveris për këdo në Mbretërinë e Bashkuar,” tha David Cameron.
“Dua ta bashkoj vendin tonë, të bashkoj Mbretërinë e Bashkuar, t’i përmbahemi premtimit që bëmë sëbashku me partitë e tjera për të rënë dakord me Uellsin dhe Skocinë. Dua që me partinë time të rikonfirmoj mantelin, të cilin nuk duhet ta kishim humbur kurrë – mantelin e Një Kombi, Një Mbretërie të Bashkuar,” u shpreh Cameron gjatë një deklarate për shtyp në Doncaster
Sipas BBC, Laburistët kanë pësuar një humbje dërrmuese, sidomos në Skoci ku dominuan nacionalistët, dhe në fund pritet të sigurojnë vetëm 233 vende.
Liberal demokratët, aleatë të Kameronit në qeveri, pritet të sigurojnë tetë deri në dhjetë vende, Partia Nacionaliste Skoceze 56, Partia e Uellsit tre, euroskeptikët e UKIP dy, të gjelbrit një, ndërsa partitë e tjera të vogla 19 vende.
Pavarësisht fitores që duket e sigurt, rritja e nacionalistëve skocezë mund t’i hapë probleme të reja kabinetit Kameron në lidhje me pavarësinë e vendit, ndërsa vetë kryeministri pritet të respektojë paktin me zgjedhësit për mbajtjen e referendumit mbi qendrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Një vend deputeti ka fituar edhe kryebashkiaku i Londrës, Boris Xhonson, i cili shihet si një kandidat i mundshëm për të pasuar Kameronin pas mbarimit të mandatit të dytë.
Në kampin opozitar, ku sondazhet tregojnë se laburistët kanë fituar edhe më pak vende në parlament se sa në vitin 2010, kanë filluar që tani të ngrihet pyetja se cili do të jetë pasuesi i Ed Miliband në krye të partisë.
David Cameron thotë se shpreson se do të qeverisë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa një parashikim i BBC i jep 325 vende konservatorëve, mjaftueshëm për të formuar mazhorancën.
Kryeministri tha se “ishte shumë herët për të folur për rezultatin final” por ai shpresonte të formonte qeverinë.
Laburistët dështuan të bënin mjaftueshëm progress në Angli dhe Uells.
Edhe liberarët demokratikë po kërkojnë të paktën 12 vende, ndërsa Vince Vable, Ed Davey dhe Danny Alexander po humbin vendet e tyre.
