Maqedoni
Parashikimi i motit
03.03.2025 08:50
Paradite në lugina do të ketë kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta...

Paradite në lugina do të ketë kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta. Moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa paradite në pjesët jugore do të jetë më i vranët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare me përforcim të shkurtër nga veriu përgjatë lumit Vardar.
Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin -3 deri në 5°C, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 7 deri në 14°C.
Në Shkup paradite me kushte për mjegull, ndërsa ditën me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14°C.
Po vjen një periudhë e qëndrueshme moti me ulje të temperaturave të mëngjesit, ndërsa temperaturat e ditës do të rriten gradualisht deri në fund të javës së punës.
