Maqedoni
Mickoski në samitin qeveritar Hungari – Maqedoni
03.03.2025 08:56
Sot dhe nesër në Budapest mbahet samiti i qeverisë hungarezo-maqedonase...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, dhe ministrat do të marrin pjesë në samitin e Qeverisë hungarezo-maqedonase, i cili do të mbahet në Republikën e Hungarisë.
Sipas agjendës është paraparë takim kokë më kokë i kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban. Në kuadër të samitit qeveritar janë planifikuar edhe takime dypalëshe mes ministrave përkatës të dy qeverive, e më pas do të ketë një seancë të përbashkët qeveritare mes dy qeverive.
Në kuadër të vizitës, ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijarto, janë planifikuar të nënshkruajnë një Plan Veprimi për shkëmbimin e ekspertizës nga Akademia Diplomatike Hungareze për Nëpunësit Publikë për temat e pranuara reciprokisht të integrimit në BE, proceset e administrimit të politikës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Budapestit dhe tregtisë së jashtme.
