Botë
Izraeli pengon hyrjen e ndihmave në Gazë, shtetet arabe dhe OKB-ja dënojnë veprimin
03.03.2025 10:49
Disa shtete arabe dhe OKB-ja kanë dënuar Izraelin për bllokimin e hyrjes së të gjithë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës....

Disa shtete arabe dhe OKB-ja kanë dënuar Izraelin për bllokimin e hyrjes së të gjithë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Egjipti dhe Katari deklaruan se masa izraelite shkeli një marrëveshje armëpushimi, ndërsa shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletçer, e përshkroi atë si “alarmante”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se vendi i tij veproi sepse Hamasi po vidhte furnizimet dhe po i përdorte ato “për të financuar makinën e tij terroriste”. Ai gjithashtu akuzoi grupin palestinez për refuzimin e një propozimi të ShBA-së për të zgjatur armëpushimin në Gazë, pasi ai skadoi të shtunën. Izraeli tha se e kishte miratuar propozimin. Zëdhënësi i Hamasit tha se bllokada e Izraelit ishte “shantazh i lirë” dhe një “grushtshtet” kundër marrëveshjes së armëpushimit.
