Vritet një zyrtar i lartë i Al-Qaeda-s

08.05.2015 10:22

Ky strateg ushtarak i Al-Qaeda-s në gadishullin arabik (Aqpa) ishte shfaqur në disa video të rrjetit...

Një zyrtar i lartë i Al-Qaeda-s në gadishullin arabik, Nasser Al-Ansi, i cili mori përsipër përgjegjësinë në emër të grupit ekstremist sulmin kundër të përjavshmes satirike franceze ”Charlie Hebdo”, u vra nga një dron amerikan në Jemen, njoftoi sot Aqpa, sipas qendrës amerikane të mbikëqyrjes së faqeve islamike SITE.

Ky strateg ushtarak i Al-Qaeda-s në gadishullin arabik (Aqpa) ishte shfaqur në disa video të rrjetit.

Në një prej tyre, publikuar më 14 janar, ai konfirmoi se grupi i tij kishte kryer nëpërmjet vëllezërve Kouachi, sulmin kundër redaksisë së Charlie Hebdo, si hakmarrje për Muhamedin, karikaturuar nga e përjavshmja satirike franceze.