Ekonomi

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

03.03.2025 13:13

KRRE solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,10 % në raport me vendimin e datës 24.02.2025.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, si dhe të EURODIZELIT (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit M-1 SU ulet për 1,226 denarë për kilogram.
 
Nga data 04.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 77,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 79,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 72,00 (denarë/litër)
  • Vaj për djegje Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 71,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 S 44,952 (denarë/kilogram)