Nesër në program “Margaritari i Maqedonisë”
Edicioni I 39-të I “Margaritarit të Maqedonisë”, do të organizohet gjatë ditës së nesërme, ne qytetin e Radovishit..

Në të njejtin, është paralajmëruar të marrin pjesë mbi 60 mundës nga vendi ynë dhe jashtë, mes tyre edhe përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë.
Ky turnir, që është edhe në kalendarin e Mundjes së Bashkuar Botërore (UWW), pritet të dhuroj lufta të mira, ndërsa vendin tonë, gjatë ditës së nesërme në Radovish, do ta prezantojnë gjithsej katër mundës shqiptarë.
Bëhet fjalë për dyshen e klubit të mundjes Liria, Jasin Rexhallari dhe Besmir Veseli, që do të garojnë në kategorinë deri në 61 dhe 74 kg, më pas Behar Mahmuti nga Ballkaneci i Shtipit, i cili do të luftoj në kategorinë deri në 70 kg, si dhe Adil Adili, nga ekipi i Shkupit, në kategorinë deri në 61 kg.
Të kujtojmë që edicioni I fundit i “Margaritarit të Maqedonisë”, I mbajtur vitin e shkuar në kryeqendrën tonë, I kishte takuar Jasin Rexhallarit, ndërsa mundësi I cili ka fituar më së shumti deri më tani këtë trofe, është seleksionuesi aktual i Maqedonisë, Lulzim Vrenezi. Garat kualifikuese gjatë ditës së nesërme, do të nisin në orën 10.30. (Mustafa Ademi, TVM2)
