Maqedoni
Uji në Shkup është i sigurt për pije
03.03.2025 13:58
Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga analizat e bëra mikrobiologjike fizike-kimike nga 44 vende matëse në qytet...

Uji për pije në Shkup është i sigurt, sipas rezultateve të testimit, gjegjësisht të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18).
NP Ujësjellës-Kanalizim-Shkup sot publikoi raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Sektorin e kontrollit sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në vend që akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025:2018.
Sektori i kontrollit sanitar në periudhën prej 24.02.2025 deri më 28.02.2025 ka marrë 194 mostra për fiziko-kimike dhe 194 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të testimit, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18).
