Ekonomi
Rritja e pagave, LSDM me propozim-ligj për 400 punëtorë
03.03.2025 14:14
LSDM do të dorëzojë në Kuvend propozim-ligj për rritjen e pagave për 15 mijë denarë për 400 mijë punëtorë në sektorin privat...

LSDM do të dorëzojë në Kuvend propozim-ligj për rritjen e pagave për 15 mijë denarë për 400 mijë punëtorë në sektorin privat, të cilët marrin pagë neto jo më të lartë se 65.380 denarë. Me këtë rast kompanitë nuk do të paguanin kontributet e punëtorëve, por vetëm tatimin mbi të ardhurat personale. Thesari i shtetit do të pasurohej për 58.5 milionë euro.
“Me këtë ligj, punëdhënësit në sektorin privat do të mund t'i rrisin pagat prej 3.000 deri në 15.000 denarë, pa pasur nevojë të paguajnë kontribute për atë pjesë të shtuar. Si llogariten kontributet? Kontributet për sigurim pensional, shëndetësor dhe social ngrihen për një vit, që do të thotë se punëdhënësit nuk do të kenë barrë shtesë financiare gjatë rritjes së pagave.”, - theksoi deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska.
VLEN: Paga minimale rritet në 400 euro
Por, nga koalicioni VLEN thonë se Qeveria në vepra po punon në fuqizimin ekonomik të qytetarëve. Nga muaji prill paga minimale do të rritet në 400 euro.
“Kjo rritje është rezultat i zbatimit të formulës ligjore për përcaktimin e pagës minimale, e cila bazohet në 50% të indeksit të shpenzimeve për vitin paraprak dhe 50% të pagës mesatare. Ky mekanizëm garanton një rritje të drejtë dhe të qëndrueshme të pagave. Rritja e pagës minimale është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe forcimit të fuqisë blerëse të qytetarëve.”, thonë nga koalicioni VLEN.
Por, “E Majta” kërkoi në Kuvend që pagesa e pagave të mos vonohet deri më datën 15. Propozim-ligji i tyre thotë që pagesa për muajin paraprak të bëhet më së voni deri më datën 5.
MERAL ISMAILI
