Maqedoni

Filharmonia, protesta kundër konkursit për drejtor

03.03.2025 15:30

Të punësuarit në Filharmoni protestuan para Ministrisë së Kulturës...

Të punësuarit në Filharmoni protestuan para Ministrisë së Kulturës, pasi dyshojnë se drejtori i ri, i cili do të emërohet në krye të institucionit, do të jetë i përfshirë politikisht. Ata kërkuan që të emërohet figurë apolitike.
 
“Nëse kjo qeveri është e përkushtuar në cilësi, e jo në lista partiake, atëherë edhe në konkursin për drejtorë të Filharmonisë do të duhet të zgjidhet personi më i kualifikuar e jo kandidati i dakorduar politik. Edhe krahas paralajmërimeve të ministrit Lutkov, se përzgjedhja do të realizohet ligjërisht, ne kemi informacion se Mustafa Imeri nuk ka dorëzuar dokumentacion komplet, edhe pse në konkurs është thënë qartë se dokumentet e pakompletuara, të cilat nuk janë dorëzuar në kohë, nuk do të shqyrtohen.”, - deklaroi Vlladimir Llazarevski nga Sindikata e Filharmonisë.