Maqedoni
Biseda, Siljanovska Davkova: Është koha për të gjetur një zgjidhje
03.03.2025 16:10
Gjithmonë me presidentin Radev flasim për problemin tonë kryesor dhe ka ardhur koha të gjejmë një zgjidhje

Gjithmonë me presidentin Radev flasim për problemin tonë kryesor dhe ka ardhur koha të gjejmë një zgjidhje, theksoi presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, pas bisedës telefonike me homologun e saj bullgar.
“Ka qenë fati ynë që të jetojmë pranë njëri-tjetrit dhe madje të kuptohemi. Mendoj se kjo na obligon. Të dy jemi të mendimit se po ecim në atë drejtim - ngadalë, qetë, me mirëkuptim dhe respekt - dhe unë shpresoj që të gjejmë një zgjidhje.”, - deklaroi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Pas bisedës, Radev theksoi rëndësinë e diskutimeve në nivel të lartë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe përballjen me sfidat rajonale e globale. Pavarësisht kësaj, Shkupi dhe Sofja mbeten në pozicionet e tyre. Qeveria maqedonase kërkon ndryshime kushtetuese, ndërsa Bullgaria insiston në përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
Takimi i radhës mes Radev dhe Siljanovska-Davkovës do të mbahet në prill, në Sofje, në kuadër të procesit “Akaba” kundër terrorizmit.
ARMEND MURSELI
