Sijatro dhe Mucunski, paqe pa SHBA-të në Ukrainë nuk mund të arrihet
Hungaria nuk pajtohet me qëndrimin e vedeve të BE-së...

Hungaria nuk pajtohet me qëndrimin e vedeve të BE-së lidhur me dhënien fund të konfliktit Ukrain-Rusi. Këtë e ka deklaruar shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, në pres konferencën e përbashkët me homologun e tij maqedonas, Timço Mucunski.
Siatro tha se vendi i tij i mbështet përpjekjet e presidentit amerikan Trump për arritjen e Paqes. Ndërsa shefi i diplomacisë së Mаqedonisë, Mucunski tha se të gjitha vendimet, përfshirë mbështetjen e rezolutës amerikane, është në përputhje me interesat shtetërore.
Secili që mendon se gjetja e zgjidhjes për atë lloj të luftës, mund të arrihet pa SHBA-të ka qasje jo serioze dhe jo të sinqert, vlerëson Мucunski.
“Ne mbështesim përpjekjet e Trump për të arritur paqen, sepse e dimë se një marrëveshje midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është çelësi i paqes. Është fare e qartë për ne që në qasjen ndaj luftës së Ukrainës ka një dallim strategjik mes nesh dhe shumicës në Bashkimin Evropian, që do të thotë se ky dallim nuk mund të kapërcehet me asnjë truk komunikues, prandaj zoti kryeministër propozoi se nuk duhet të ketë asnjë konkluzion në lidhje me Ukrainën në seancën e Këshillit Evropian, sepse nuk mund të arrihet marrëveshje. Pra, ne do të donim që lufta të përfundonte, por shumica do të donte që lufta të vazhdonte.” – tha Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto.
“Gjithçka që bëjmë, të gjitha këto vendime që marrim, janë në atë kuadër dhe janë në përputhje me interesat tona kombëtare. Do të përsëris diçka që është përmendur shumë herë, ajo është rezoluta e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, e cila është një rezolutë që kërkon paqe dhe një rezolutë që është ligjërisht e detyrueshme. Vitet e fundit kemi folur për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të saj, kemi një rezolutë ligjërisht të detyrueshme për të kërkuar paqen, dhe sigurisht kushdo që mendon se gjetja e zgjidhjeve për një lloj lufte dhe konflikti të tillë, me implikime të tilla gjeostrategjike, kushdo që mendon se kjo mund të arrihet pa Shtetet e Bashkuara, ka një qasje joserioze dhe do të thoja të pasinqertë ndaj këtij konflikti. “Po, ne jemi një vend i vogël, por një vend që ka interes për paqen”. – u shpreh Ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski.
