Maqedoni

Parashikimi i motit

04.03.2025 08:55

Në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë..

Në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 14 deri në 19°C.
 
Në Shkup me diell me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura do të lëviz nga -2 deri në 15°C.