Botë

Trampi pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën

04.03.2025 09:09

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën, ka njoftuar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke bllokuar miliarda dërgesa. Vendimi përfshin dërgesa të municioneve, automjeteve dhe pajisjeve të tjera, duke përfshirë edhe dërgesat që ishin dhënë në mandatin e Xho Bajdenit si president.

Ky vendim vjen pas tensioneve të krijuara në Zyrën Ovale të premten mes presidentit amerikan, Donald Tramp, dhe atij ukrainas, Volodimir Zelenski. Një zyrtar amerikan ka deklaruar për Foks Njus se ndihmat janë pezulluar përkohësisht.
 
“Presidenti ka qenë i qartë se është i përqendruar në paqe. Ne kemi nevojë që partnerët tanë të përkushtohen ndaj këtij qëllimi.”, tha zyrtari.
 
Blumberg dhe Foks Njus raportojnë se pauza do të zgjasë derisa Trampi të përcaktojë se udhëheqësit e vendit janë të përkushtuar me besim të mirë ndaj paqes. Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, ShBA-ja ka siguruar pothuajse gjysmën e të gjitha shpenzimeve ushtarake në Ukrainë.