Maqedoni

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione

04.03.2025 09:29

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione...

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione - Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.
 
Anëtarëve të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor, i prezantohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, në lexim të dytë.
 
Siç është raportuar në ueb-faqen e Kuvendit, qëllimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike është krijimi i një mekanizmi ligjor efikas për kufizimin e qasjes në platformat ilegale të internetit për organizimin e lojërave të fatit.
 
Në rendin e ditës të Komisionit juridiko-ligjvënës janë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për infrastrukturën kombëtare të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike, të dy në lexim të dytë. 
 
Siç thuhet në faqen e Kuvendit, ndryshimet ligjore kanë për qëllim harmonizimin e Ligjit për infrastrukturën kombëtare të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me ndryshimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 121/2024).