Maqedoni

Mickoski takohet me Orbanin në Budapest

04.03.2025 11:05

Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot në Budapest u prit nga kryeministri hungarez, Viktor Orban...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot në Budapest u prit nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në kuadër të samitit të Qeverisë hungarezo-maqedonase.

Sipas agjendës, pas takimit  kokë më kokë të Mickoskit me kryeministrin hungarez, Orban, do të ketë një seancë të përbashkët të të dy qeverive.
 
Samiti i Qeverisë filloi dje me takimin e ministrave të Politikës së Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, dhe Peter Szijarto. Szijarto theksoi edhe një herë mbështetjen që Hungaria po i jep vendit tonë për anëtarësimin në BE dhe akuzoi “një numër të madh vendesh se sillen në mënyrë hipokrite.”. 
 
“Ne vazhdimisht dëgjojmë se vendimi për anëtarësim në BE duhet të bazohet në meritë dhe Hungaria pajtohet me këtë, por ky parim duhet të zbatohet për të gjithë. Nuk mund të konsiderohet meritë nëse ka mosmarrëveshje midis një shteti anëtar të BE-së dhe një vendi kandidat. Siç e keni parë, ne gjithmonë kemi avokuar për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.”, tha Szijarto.