Sevilja pothuajse në finale te LE, me avantazh edhe Dnipro
Fituesi aktual dhe I trefishtë I Ligës Europa, Sevilja, është shumë afër finales së re në veprimtarinë më masive të futbollit evropian...

Andaluzianët, zhvilluan një ndeshje pothuajse të përkryer ndaj Fiorentinës italiane, duke ardhur deri te avantazhi I madh prej 3-0, në vigjile të ndeshjes kthyese javën e ardhshme në “Artemio Franki”.
Aleks Vidal ishte heroi I vendasve me dy golat e tij mbrëm, të parin, në minutën e 17-të, pas një aksioni të gjatë dhe perfekt të të përzgjedhurve të Unaj Emerit. Pas këtij goli, mysafirët patën disa raste të shkëlqyeshme, por Gomez, Salah dhe dy herë Fernandez, nuk arritën të shënojnë nga pozita ideale.
Dënimi për këto raste të huqura, erdhi me fillimin e pjesës së dytë, kur pas një aksioni tjetër të mirë, ishte Aleks Vidal ai që shënoi golin e dytë personal dhe të skuadrës. Që fitorja e Seviljës të jetë edhe më bindëse, u përkujdes rezervisti Kevin Gameiro në minutën e 75-të, duke dërguar topin në rrjetën e Netos, me kontaktin e parë me topin. Me këtë rezultat, Sevilja është pothuajse në finalen e 27 majit në Varshavë, ndërsa Fiorentinën e pret një mision I pamundur të enjten e ardhshme në Artemio Franki.
Ndeshja tjetër gjysëmfinale, mes Napolit dhe Dnipros, solli rezultat befasues në fund, 1-1. Vendasit, ishin ata që dominuan plotësisht, krijuan një morri rastesh, por në fund u dënuan dhe pas një jave në Ukrainë, nuk do të kenë rezultat edhe aq të favorshëm.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte pa gola, ndërsa me fillimin e të dytës, mesfushori i vendasve, David Lopez, shënoi me kokë pas një krosimi nga rivënja e Insinjes. Pas këtij goli, napolitanët krijuan disa raste shumë të mira, por nuk arritën të kalojnë portierin mysafir, Bojko, ndërsa dënimi erdhi në anën e kundërt, në minutën e 81-të.
Krosimin e Fedeckit, në gol e shëndroi Selznjov, edhe pse nga pozita jashtë loje, por gjyqtari norvegjez Moen, nuk vërejti një gjë të këtillë dhe I mundësoi ukrainasve të Dnipros që në ndeshjen kthyese, para publikut të vet, të kanë përparsi të madhe. (Mustafa Ademi, TVM2)
