Maqedoni
Pensionistët, viktima të mashtrimit të ri, MPB: Qytetarët t’i paraqesin rastet e tilla
04.03.2025 11:35
Ministria e Brendshme paralajmëron për një valë të re mashtrimesh që synojnë të moshuarit...

Ministria e Brendshme paralajmëron për një valë të re mashtrimesh që synojnë të moshuarit, ku autorët paraqiten si punonjës policie dhe u kërkojnë para viktimave me pretekst të rremë.
Mashtruesit telefonojnë në telefon fiks, por ka edhe raste të thirrjeve nga një numër celulari me identifikim të fshehur. Në bisedë ata paraqiten në mënyrë të rreme si punonjës policie dhe pretendojnë se të dashurit e tyre (fëmijët apo nipërit) janë përfshirë në një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale. “Për t’i liruar nga ndjekja penale, ata kërkojnë pagesën e menjëhershme të mjeteve.”, thonë nga MPB.
“Periudhën e kaluar në MPB nga ana e qytetarëve janë paraqitur më shumë vepra penale, mashtrime që janë kryer ndaj personave më të moshuar. Kryesit iu paraqiten qytetarëve si persona zyrtarë dhe nga ata kërkojnë mjete financiare për t’u liruar nga përndjekja penale për fëmijët apo nipërit e tyre, të cilët para paraqitjes telefonike, sipas tyre janë aksidentuar në komunikacion me pasoja fatale. Mashtruesit më së shpeshti i kontaktojnë viktimat në telefona fiks apo në celular me identitet të panjohur. MPB i paralajmëron qytetarët se po ndërmerren masa për zbardhjen e veprave penale dhe njëherit apelojmë deri te qytetarët të mos bien pre e provokimeve të tilla dhe nëse kontaktohen menjëherë të paraqiten në polici.”, - deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreeski.
