Rajon

Kosovë, numërohen mbi 90% të votave, prin Vetëvendosja me 51% të votave

04.03.2025 11:53

Me mbi 90 për qind të votave të numëruara me postë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë...

Me mbi 90 për qind të votave të numëruara me postë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje prin me më shumë se 51 për qind apo me mbi 28.000 vota, bën të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas saj radhiten Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 30 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me mbi 9 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me mbi 3 për qind.
 
Me rezultatet aktuale, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike dhe me postë, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme. Për të pasur shumicën duhen së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.
 
Si partia e parë, Vetëvendosje i ka aktualisht 48. Udhëheqësi i saj, kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë Qeverinë në mënyrë të pavarur. Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të. KQZ-ja pritet të bëjë certifikimin e rezultateve në mes të këtij muaji.