Maqedoni

Asnjë ministër i VLEN-it në Hungari, Kasami: Nuk kishin marrëveshje për të nënshkruar

04.03.2025 15:21

Asnjë nga ministrat shqiptarë nuk e shoqëroi kryeministrin, Mickoski, gjatë vizitës në Hungari....

Asnjë nga ministrat shqiptarë nuk e shoqëroi kryeministrin, Mickoski, gjatë vizitës në Hungari. Por, kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami, ka deklaruar se asnjë nga ministrat e VLEN-it, nuk ka udhëtuar në Budapest, pasi kanë udhëtuar vetëm ministrat të cilët duhej të nënshkruanin projekte e marrëveshje konkrete.
 
“Dha Qeveria sqarim për këtë pjesë. Nuk bëhet fjalë për të gjithë Qeverinë, bëhet fjalë për kryeministrin me një pjesë të ministrave, pra është pjesëmarrje e atyre ministrave, të cilët kanë marrëveshje konkrete për të nënshkruar. Po i bie se nuk ka pasur ndonjë projekt konkret, ndonjë marrëveshje konkrete, ne me Hungarinë si vend i BE-së kemi relacione të mira, nëse në të ardhmen do të ketë ndonjë situatë të tillë me ministri të udhëhequr nga kuadrot e VLEN-it, sigurisht që do të jetë pjesë e këtyre projekteve.”, - deklaroi kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.
 
Ligji i gjuhëve, Kasami: Nuk do të shfuqizohet asnjë nen
 
I pyetur rreth Ligjit për gjuhën shqipe, Kasami me përgjigje.
 
“Ne kemi thënë dhe qëndrojmë në atë se derisa ne si koalicion VLEN do të jemi në Qeveri nuk do të ketë shfuqizim të asnjë neni të ligjit dhe ne do të punojmë që edhe ky ligj, ashtu si përfaqësimi adekuat i shqiptarëve, të avancohet.”, - theksoi kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami. 
 
Sipas Kasamit, koalicioni VLEN është në Qeveri për t’i përfaqësuar shqiptarët dhe për t’i avancuar të drejtat e tyre.
 
BELINDA KOKA ADEMI