NBA, Shai Alexander shënoi 51 pikë, Oklahoma iu gëzua fitores së 50-të

04.03.2025 16:07

Skuadra kryesuese e Konferencës së Perëndimit në NBA, Oklahoma City Thunder në parket të saj me 137:128 e mundi Houston Rockets

Skuadra kryesuese e Konferencës së Perëndimit në NBA, Oklahoma City Thunder  në parket të saj me 137:128 e mundi Houston Rockets, ndërsa basketbollisti i tyre më i mirë Shai Alexander  ndeshjen e përfundoi me 51 pikë. Për Alexander ishte kjo ndeshja e katërt në këtë vit kalendarik që ka shënuar spaku 50 pikë, ndërsa sërish një bashkpunëtor të mirë kishte Jalen Williams që shënoi 24 pikë. Në radhët e Houston Rockets, me 27 pikë e 11  kërcime  më i spikatur ishte Cam Whitmore. 
 
Për Oklahoma City, ishte kjo fitorja  e 50-të sezonale dhe me përpjestimin 50:11 është e sigurtë në krye të renditjes së konferencës, ndërsa Houston me përpjestimin 37:24 e mban pozitën  e pestë në Perëndim.
 
Nga ndeshjet e tjera veçohen – Fitorja e Atlanta Hawks në Memphis. Këta më pikët e shënuara në sekondën e fundit të ndeshjes me 132:130 I mundën vendasit. Pasi dy ditë më parë I dhanë fund seri prej pesë fitoreve, Golden State sërish iu kthyen fitoreve dhe me 119:101 e mundën Charlott Hornets. Zhgënjen skuadra e Dallas, që u mund 122-98 në fushën e saj nga Sacramento. (Gazetar: Safet Ademi)
 
NBA-Rezultatet (04.03.2025)
  • Charlotte – Golden State, 101-119
  • Philadelphia – Portland, 102-119
  • Miami – Washington, 106-90
  • Memphis – Atlanta, 130-132
  • Oklahoma – Houston, 137-128
  • Dallas – Sacramento, 98-122