Liga e Kampionëve, Atletiko kundër Realit dhe Traditës

04.03.2025 16:10

Me ndeshjen e 1/8 së finales sonte në darkë dhe të mërkurën vazhdojnë garat në Ligën e kampionëve...

Me ndeshjen e 1/8 së finales sonte në darkë dhe të mërkurën vazhdojnë garat në Ligën e kampionëve, ndërsa në qendër të vëmendjes është derbi madrilen mes mbajtësit të trofeut Real dhe Atketiko.
 
“Mbretërit” me 15 tituj mbajnë rekordin e trofeve të fituara, ndërsa në vitet e fundit me rivalin lokal  të cilin e kamfituar në dy finale dhe dy herë e ka eliminuar në fazën e garave me eliminime në ¼  dhe ½ finale. Port Atletiko në katër ndeshjet e fundit nuk ka pësuar disfatë nga Reali dhe në sezonin e shkuar të njëjtin e eliminoi në 1;8 e kupës së mbretit.
 
“Do të jetë një ndeshje shumë e ngushtë dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë. Objektivi është të marrim një avantazh për ndeshjen e dytë.”, tha trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
 
"Unë shoh që është një ndeshje me shumë respekt ndaj një rivali të madh dhe e kuptoj që edhe ata na respektojnë në të njëjtën mënyrë. Besoj se të gjitha ndeshjet e mëparshme nuk do të kenë asnjë ndikim. Kjo është Liga e Kampionëve.", trajneri i Atletico Madridit Diego Simeone.
 
Fazën e garave në grupe te kampionët, që sivjet po luhet me një format të ri me 36 skuadra, Atletiko  si skuadra e pestë siguroi kualifikim direkt në 1/8, ndërsa “mbretërit” ishin të detyruar të luajnë “play off” me Manchester City.  Në këto momente është duke u luajtur ndeshja  Brizh - Aston Vila, ndërsa nga ora 21:00 nisin dy ndeshjet e tjera Borusia Dortmund - Lil  dhe PSV - Arsenal. (Gazetar: Safet Ademi)