Botë

Spanjë, përmbytje masive në Ishujt Kanarie nga reshjet e dendura, rrugët kthehen në lumenj

04.03.2025 17:40

Moti i keq ka përfshirë Spanjën. Ishujt Kanarie janë goditur nga reshjet e dendura të shiut...

Moti i keq ka përfshirë Spanjën. Ishujt Kanarie janë goditur nga reshjet e dendura të shiut që kanë sjellë edhe përmbytje të mëdha gjatë 24 orëve të fundit. Siç shihet edhe nga videot e shpërndara, rrugët janë të bllokuara, ndërsa uji ka marrë përpara edhe automjete.
 
Rreth 80 njerëz u bllokuan në një supermarket në Tenerife. Autoritetet vendase lëshuan alarmin, duke paralajmëruar qytetarët që të mos lëvizin pasi janë të rrezikuar, derisa sa situata të qetësohet.