Mafia sllave në Vlorë, SPAK heton organizatën kriminale
Një organizatë ndërkombëtare sllave...

Një organizatë ndërkombëtare sllave është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme pas zbulimit të një bazë në Vlorë në fund të vitit, ku u gjetën disa ukrainas, mjeshtra të IT që punonin në kompjuter.
Përmes aplikacioneve ende të pazbardhyera kryenin aktivitete të paligjshme duke hyrë në dark ëeb-e ku dhe punësonin të tjerë nëpër shtete të Evropës midis të tjerave dhe për trafik.
I duhet të paguheshin me bitcoin dhe me monedha virtuale paguheshin edhe të rekrutuarit. Dy prej viktimave të trafikuara që u njohën me trafikantët përmes telegram ishin në listën e dëshmitarëve që u pyetën në Gjykatën e Posaçme në vazhdën e mbledhjes së provave, të tjerë do të pyeten në vazhdim.
Kjo çështje nën hetim nga SPAK për akuzën e trafikimit të personave të rritur, është në fazën e sigurimit të provës për të parandaluar ndryshimin e tyre.
Ndonëse hetimet nuk janë finalizuar Prokuroria e Posaçme në Shqipëri ka vlerësuar që duhet të administrohen deklaratat në një seancë me dyer të mbyllura dhe përpara një gjyqtareje të Posaçme ku dhe po sillen të gjithë shtetasit që sakaq mbahen në një qendër për trajtimin e viktimave.
Autoritetet u aktivizuan mbas ankesës nga ambasada e Ukrainës që bazohej në informacionin e përcjelle nga Volodymir Savinov i cili sinjalizonte se nipi i tij ukrainas po detyrohej të punonte me dhunë.
Deri më tani janë identifikuar dhe janë nën hetim shtetasit Nazar Khamulio dhe Mark Petrenko dhe një person i identifikuar nga vitkimat si Oleh i cili njihej me pseudonimin ‘E premte”.
