Maqedoni

Parashikimi i motit

05.03.2025 08:57

Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë....

Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Temperatura në mëngjes do të jetë nga minus 5 deri në 3°C, ndërsa gjatë ditës nga 12 deri në 19°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ftohtë në mëngjes, kurse gjatë ditës relativisht i ngrohtë me erë të dobët nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në -1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18°C.