Maqedoni
Arrestohet shoferi 19-vjeçar për aksident trafiku ku humbi jetën një person
05.03.2025 09:14
Dje në orën 15:50 është raportuar se ka ndodhur një aksident në magjistralen Tetovë-Gostivar...

Nga ana e Policisë së Shtetit Tetovë, dje në orën 15:50 është raportuar se në magjistralen Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture të pasagjerëve “Pezho” me targa të Ohrit, i drejtuar nga G.V (47) nga Ohri, dhe automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Republikës së Sllovenisë, i drejtuar nga A.A. (19) nga fshati Gradec i Gostivarit. Pasagjerja në veturën ,,Pezho” D.M.(81) nga Ohri, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës së Gostivarit.
Bashkëudhëtarët në automjetin “Pezho”, V.V. (47) dhe S.V. (69) nga Ohri, kanë lëndime të rënda trupore dhe menjëherë janë transportuar në Qendrën Urgjente Gostivar për ndihmë mjekësore.
"Drejtoria për Punë të Brendshme e Gostivarit dhe prokurori publik kanë kryar një kontroll dhe më pas kanë shqyrtuar një urdhër me të cilin shoferi A.A. është privuar nga liria dhe kundër tij do të ngrihet padi përkatëse", njoftoi MPB.
