Maqedoni
Aksident trafiku në Shkup, humbi jetën një çiklist
05.03.2025 11:11
Një çiklist 78-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën mbrëmë vonë në një aksident trafiku, pasi një 26-vjeçar e ka goditur me veturë “Mitsubishi Outlander”...

Një çiklist 78-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën mbrëmë vonë në një aksident trafiku, pasi një 26-vjeçar e ka goditur me veturë “Mitsubishi Outlander”, Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Kiro Gligorov” në Shkup, ndërsa në policinë e Shkupit është raportuar dhjetë minuta pas mesnate.
“Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa shoferi K.V. (26) është ndaluar në stacionin policor në Kisella Vodë. Për procedim të mëtutjeshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.”, njofton MPB.
Nga ana tjetër, nga Prokuroria thonë se po ndërmerren të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe përgjegjësisë së mundshme.
