Rajon

Vuçiqi kërkon përgjegjësi penale për kaosin

05.03.2025 11:33

Vuçiq, pas incidenteve të djeshme në Kuvend, ka deklaruar se nuk do të pushojë “derisa ata që e kanë bërë këtë të japin llogari”...

 
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas incidenteve të djeshme në Kuvend ka deklaruar se është në pritje të deklaratës nga Prokuroria dhe se nuk do të pushojë “derisa ata që e kanë bërë këtë të japin llogari”.
 
Ai i quajti incidentet e djeshme “sjellje hajdute dhe huligane” dhe akuzoi deputetët e opozitës se kanë arritur me mashtrim të futin lëndë piroteknike në Parlament. Vuçiqi tregoi gjithashtu se do të kërkonte përgjegjësi penale për ata që janë përgjegjës.
 
Presidenti serb ka treguar gjithashtu se tre deputetët e lënduar dje janë mirë dhe në gjendje stabile.