Maqedoni
Ish-kryeministri në arrati, Mickoski: S’jam takuar me Gruevskin
05.03.2025 14:21
Në suaza të qëndrimit të tij në Budapest ku u zhvillua konferencë ndërqeveritare, kryeministri Mickoski mohon ta ketë takuar ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski....

Në suaza të qëndrimit të tij në Budapest ku u zhvillua konferencë ndërqeveritare, kryeministri Mickoski mohon ta ketë takuar ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski. Kreu i ekzekutivit thotë se zhvillon politikë transparente dhe të sinqertë prandaj siguron se do ta informojë opinionin publik për çdo takim eventual me paraudhëheqësin e VMRO-DPMNE-së.
“Nuk jam takuar, por nëse takohem do të informoheni, sepse unë udhëheq politikë të parimit se realiteti është më e sakta. Kështu, besoni se çdoherë kur të ndodh diçka unë e tregoj, s’kam çfarë ta fsheh.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Mickoski: Ish-zyrtarë të LSDM-së dhe BDI-së janë takuar
Në përgjigjen e tij, Mickoski me qëndrim se Gruevskin e kanë takuar zyrtarë të ish-koalicionit qeveritar.
“Në emër të së vërtetës mund të konfirmoj, pothuajse me prova, se një pjesë e madhe e zyrtarëve të ish-koalicionit qeveritar, LSDM-BDI, janë takuar në Budapest me Nikolla Gruevskin, për të cilën për fat të keq nuk kanë dhënë përgjigje të sinqertë.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Ndryshimet e fundit në Kodin Penal i mundësuan ish-kryeministrit Gruevski dhe shumë ish-funksionarëve të tjerë që t’u vjetërsohen një pjesë e lëndëve, ku u dënuan me vendim të plotfuqishëm. Megjithatë, për një pjesë të lëndëve ish-kryeministri edhe më tej vazhdon të ndiqet penalisht, pas çka shpëtimin e ka gjetur në azilin politik të fituar në Hungari.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
