Maqedoni
Rritet numri i grave me kancer në gji, promovohet metoda më e re me implantim
05.03.2025 15:35
Në Maqedoninë e Veriut trendi i rritjes së numrit të grave të diagnostifikuara me kancerin e gjirit është në rritje e sipër...

Në Maqedoninë e Veriut trendi i rritjes së numrit të grave të diagnostifikuara me kancerin e gjirit është në rritje e sipër. Pavarësisht rekomandimeve të vazhdueshme për zbulimin e hershëm, lista e pacientëve është ende në rritje dhe alarmues është se numri i grave dhe vajzave të reja po rritet. Kjo temë u diskutua në Fakultetin e Mjekësisë, ku u informua për metodën e re të operacionit të kancerit të gjirit me implantim, e cila i faturohet Fondit për Sigurim Shëndetësor.
“Rekonstruksionet janë të mbuluara nga Fondi, i punon Klinika e Plastikës Kirurgjikale. Ne tanimë kemi ekipe më të mëdha që e bëjmë punën në bashkëpunim. Rekonstruksioni mund të bëhet me givin e vet, që mund të jenë nga barku deri në shpinë, vetëm se ky është një angazhim më i gjerë operacional dhe me të mbesin shenja të vogla. Kurse me metodën tjetër, me implantim dhe ekspanderë, operacioni është shumë më i thjeshtë, si për mjekun, po ashtu edhe për pacientet.”, - deklaroi drejtoresha e Klinikës për Kirurgji Plastike, Jasmina Gjorçevska.
Për fat të keq, nëse para 10 vitesh kishte diku rreth 30 paciente në vit që bënin rekonstruime për kancerin në gji, tash të nevojshme e kanë 130 deri në 150 paciente. Operacionet e tilla në botë kanë filluar prej kohësh, por tanimë edhe vendi ynë po i praktikon metodat më të sofistikuara, theksoi mjekja Bojovska Trajanovska.
“Në botë praktikohet prej shumë kohësh, sapo pacientja konstatohej me diagnozën e tillë, në stadin në të cilin gjendet, menjëherë bëhej intervenimi dhe implantimi. Edhe tek ne ekzistojnë protokolle të përshtatshme me të cilat mund të zbatojnë menjëherë metodën e tillë edhe atë të tretmanit të radioterapisë, nëse është e nevojshme, kuptohet, por edhe skriningu i mëtutjeshëm i pacientes.”, - theksoi mjekja në Klinikën e Onkologjisë, Valentina Bojovska Trajanovska.
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor theksoi se për implantimet e tilla e rëndësishme është bashkëpunimi mes Klinikës së Onkologjisë, të asaj Plastike dhe Torakale. Drejtori tha se klinika ka mungesë të një ilaçi që pritet të arrijë deri të premten në vendin tonë.
“Në pasqyrën e përgjithshme të Onkologjisë, mendoj se në mungesë është vetëm një ilaç, për gjendjen e tij jemi duke punuar me distributorët. Deri të premten pres që të bëhet zgjidhja për këtë ilaç, që veç më ta kemi në listë e barnave të këtij viti dhe padyshim ta promovojmë dhe aplikojmë dhe do të kemi stabilizim të gjendjes së ilaçeve deri vitin e ardhshëm.”, - u shpreh drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski.
Pacientja më e re në Klinikën e Onkologjisë është 22-vjeçare, por ka paciente edhe të moshës 20-vjeçare, të cilat presin për t’iu bërë implantimi. Mjekët thonë se shumë me rëndësi është prevenimi dhe skriningu, diagnostikimi i hershëm, shpeshtimi i kontrolleve, me qëllim që të bëhet shërimi më i lehtë duke mos ardhur deri tek operimi dhe implantimi i saj.
FITORE DEMOLLI
