Maqedoni

Parashikimi i motit

06.03.2025 08:54

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme...

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -5 deri në 3°C, kurse maksimalja ditore do të arrijë deri në 22°C.
 
Në Shkup mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 0°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 21°C.