Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje dhe vonesa
06.03.2025 09:00
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Në autostradën A1, aksi Demir Kapi - Smokvicë nga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të majtë në tunelin T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për trafikun dhe trafiku ridrejtohet plotësisht në tubin e djathtë me trafik të dyanshëm.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
