Maqedoni

Gashi pret homologun kroat, Jandronkoviq, Kroacia mbështet RMV-në në rrugëtimin drejt BE-së

06.03.2025 11:41

Me ceremoni solemne para Kuvendit, presidenti Afrim Gashi priti kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq...

Me ceremoni solemne para Kuvendit, presidenti Afrim Gashi priti kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend. Edhe pse rrugëtimi i RMV-së drejt BE-së ka hasur në pengesa, Kroacia është përkrahëse dhe aleate e RMV-së, theksoi Jandrokoviq. 

“Kroacia është përkrahëse e fuqishme e RMV-së, e di se po përballeni me problem, e di se anëtarësimi i juaj në NATO ishte përplot me pengesa dhe se edhe më tej po hasni në pengesa të caktuara në rrugëtimin drejt BE-së. Por, ju e keni përkrahjen tonë që edhe më tej të qëndroni në atë rrugë dhe t’i zgjidhni ata pengesa, sepse është mirë të krijohet aleancë, jo vetëm në kuadër të NATO-s, por edhe në kuadër të BE-së.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Goran Jadronkoviq. 
 
Për kryeparlamentarin, Gashi, edhe përskaj reformave që duhet të realizohen  me aleatët si Kroacia ky proces do të jetë i  suksesshëm për vendin tonë, njëlloj siç ishte për Kroacinë.