Ekonomi
Kredia hungareze, komunat shprehin interesim të madh
06.03.2025 14:55
Ministrja e Finacave informoi se ka interes më të madh se sa pritej për mjetet nga linja kreditore në vlerë prej 250 milionë euro...

Ministrja e Finacave informoi se ka interes më të madh se sa pritej për mjetet nga linja kreditore në vlerë prej 250 milionë euro nga kredia hungareze e dedikuar për kompanitë.
“Kemi marrë informacion nga të gjitha bankat se kërkesa është shumë më e madhe se ajo që ofrojmë. Interesimi është shumë më i madh se këto 250 milionë euro, që i kemi në dispozicion dhe më vjen shumë mirë, sepse në fillim, kur filluam të bisedonim me odat, ishin shprehur dyshime nëse do të kishte interesim të mjaftueshëm nga kompanitë maqedonase dhe nëse do të kishin dëshirë për të investuar.”, - deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska.
Ministrja e Financave tha se do t'i transferojë rreth 11 milionë euro Bankës Zhvillimore, e cila më pas duhet t'ua rishpërndajë bankave komerciale, të cilat nga ana e tyre duhet t'ua kalojnë kompanive të cilave u janë miratuar mjete nga linja e kredisë.
“Shuma që do të transferojmë sot është rreth 11 milionë euro. Për më shumë detaje, ju lutemi kontaktoni Bankën Zhvillimore, sepse ne transferojmë vetëm fondet dhe Banka Zhvillimore është përgjegjëse për marrjen e të dhënave nga bankat komerciale. Marrëveshja ishte që këto mjete të jenë në dispozicion të të gjitha kompanive të tjera, përveç atyre shfrytëzuesve aktivë të ndihmës shtetërore.”, - theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska.
Ministria e Financave transferoi këstin e parë prej 10.4 milionë euro nga buxheti qendror në Bankën për Zhvillim, fonde të destinuara për të mbështetur kompanitë vendase nga kredia hungareze.
VLORA LATIFI TOPOJANI
