Prokurori, Kocevski ka pranuar propozimin për shkarkim
06.03.2025 16:07
Prokurori i shtetit, Ljupço Kocevski...

Prokurori i shtetit, Ljupço Kocevski, ka pranuar propozimin për shkarkim nga Qeveria, njoftojnë nga Prokuroria.
Ata thonë se dokumenti është dorëzuar përmes Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe pasi Kocevski ta shqyrtojë do të dalë me deklaratë në afatin e paraparë me ligj. Përgjigjen Kocevski do ta dorëzojë në Këshill, ku anëtarët do ta shqyrtojnë së bashku me propozimin e Qeverisë, pas së cilës do të duhet të japin mendim për shkarkimin e tij.
