Përfundoi faza e dytë e LPFM-së

06.03.2025 16:55

LPFM-ja me ndeshjet e javës së 22-të

LPFM-ja me  ndeshjet e javës së 22-të,  i ka dhënë fund fazës së dytë të garave. Në këtë javë që në program ishte ditën e mërkurë, skuadrat që pretendojnë të dalin kampion Shkëndija e Rabotniçki, nuk ia dolën të marrin pikë, ndërsa Sileksi dhe Stuga TL ia dolën të kenë sukses.

Kampionët në fuqi  me rezultatin 3:0 e mundën kryesuesin aktual të renditjes Shkëndija. Pesë skuadrat e pjesës së poshtme vazhduan ftohët nxehët.

Përfundimi i fazës së dytë i ka favorizuar gjashtë skuadrat e pjesës së epërme të renditjes, të cilat në vijim të këtij edicioni kanë një ndeshje më shumë në terrenin e tyre.

Nisja e këtij cikli vë në sprovë gjashtë skuadrat e para në tabelë të cilat do të përballen me gjashtë skuadrat tjera të pjesës së poshtme të tabelës së klasifikimit. “Kuq e zinjtë” këtë fazë të garave e nisin nga pol pozita edhe atë me 2 pikë më shum se Sileksi e 3 më shum se Gostivari.

Bazuar në rezultatet në 22 javët e këtij kampionati, na del se ndeshja e fundit në kampionat Shkëndija – Sileksi do të vendos se cila nga këto do jëtë kampion.

Pesë skuadrat e fundit të renditjes fatin e tyre e kanë në duart e veta dhe asnjëra nuk mund të shpresojë se dikush tjetër mund ti kryejë detyrat e shtëpisë për ata. Java e fundit e këtij sezoni do të luhet me 18 maj, kur edhe do kemi renditjen përfundimtare të këtij kampionati. (Safet Ademi, TVM2)