Liga e Kampionëve, Bajern Munih fitoi derbin gjerman
Në derbin gjerman në të cilën u përballën dy skuadrat që janë në krye të Bundesligës...

Në derbin gjerman në të cilën u përballën dy skuadrat që janë në krye të Bundesligës, Bayern Munich në “Allianz Arena” me 3:0 e mundi Bayer-in, ashtu që ka hedhur një hap të madh drejt ¼ së finales së Ligës së Kampionëve.
Granit Xhaka tek skuadra udhëtuese luajti deri në minutën e 66-të ndeshjes.
Interi fiton 2-0 në Roterdam përballë Fejnordit në ndeshjen e parë të 1/8-ve të finales së Champions League dhe hedh një hap të madh drejt çerekfinaleve të turneut më të rëndësishëm europian për klube.
“Zikaltërit” e Inzaghit shënojnë nga një gol për çdo pjesë dhe marrin një sukses të rëndësishëm në Europë. Asllani bëri një paraqitje të mirë në fushë për 81 minuta.
Fitore të rëndësishme mori Barcelona, që mposhti minimalisht në transfertë Benfican. Sukses i vuajtur për katalanasit, që për për 70 minuta ndeshjen e luajti me 10 lojtarë, pasi Cubarsi u ndëshkua me të kuq. Golin e vetëm e shënoi Raphinha.
Liverpool triumfoi minimalisht ndaj PSG-së në Francë. Vendasit ishin dominues gjatë gjithë kohës dhe ashtu siç ndodhë shpesh në futboll, e pësuan në gjuajtjen e vetmte nga Elliott në minutën e 87-të.
Kualifikimi do të vendoset javën e ardhshme në “Anfield”. Ndeshjet e kthimit do të luhet të martën e ardhshme.
