Denveri mundi Sakramenton, Boston dhe Oklahoma sigurojnë fazën “Play-off”
Basketbollistët e Denver-it, në parket vends me 116:110...

Basketbollistët e Denver-it, në parket vends me 116:110 e mundën Sakramenton duke i dhënë fund serisë së tyre prej katër fitoreve resht në NBA.
Më i spikatur tek skuadra vendase (Denver) ishte Rasel Vestbruk që takimin e përfundoi me 25 pikë.
Tek skuadra e Sakramentos në këtë përballje më efikas me 35 pikë ishte Demar Derozan.
Denver me përpjestimin 40 fitore e 22 humbje e mban pozitën e tretë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Sakramento mban pozitën e nëntë me përpjestimin 32/29.
Nga ndeshjet e tjera të mbrëmjes mes të mërkurës dhe të enjtës veçohen – fitorja e Bostonit me 128-118 ndaj Portland dhe bëhet skuadra e dytë në Lindje që kualifikohet në fazën play off.
Klivlendi me 112:107 e mundi Miami dhe kështu siguroi kualifikim në “play off” edhe pse ka edhe 20 ndeshje deri në përfundim të sezonit.
Milvoki e shënoi fitoren e katërt rresht duke e mundur me 137:107 Dallasin. Los Angeles Clippers me123-115 e mundi Detroit Pistons.
NBA-Rezultatet e sotme:
Boston Celtics - Portland Trail Blazers 128-118
Charlotte Hornets - Minnesota Timberwolves 110-125
Cleveland Cavaliers - Miami Heat 112-107
Washington Wizards - Utah Jazz 125-122
Milwaukee Bucks - Dallas Mavericks 137-107
Denver Nuggets - Sacramento Kings 116-110
Memphis Grizzlies - Oklahoma City Thunder 103-120
Los Angeles Clippers - Detroit Pistons 123-115
