Pakistan, rrëzohet helikopteri, 6 të vdekur, përfshirë dy diplomatë
08.05.2015 14:43
Ambasadori i Norvegjisë dhe ai i Filipineve në Pakistan ishin mes 6 personave që humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në veri të vendit...

Bashkëshortet e ambasadorëve të Malajzisë dhe Indonezisë, së bashku me dy pilotë, ishin viktimat e tjera të aksidentit tragjik.
Mësohet se mes të plagosurve janë ambasadori i Polonisë dhe Holandës.
Helikopteri i tipit MI17, ishte pjesë e një grupi prej tre helikopterëve që i bartnin diplomatët perëndimorë për në rajon, ku kryeministri pakistanez, Navaz Sharif, do ta mbante një fjalim në hapjen e një projekti turistik.
Helikopteri u rrëzua në rajonin himalajan të Gilgit-Baltistanit. Dy helikopterët e tjerë kanë ateruar pa probleme.
