Maqedoni
Shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit
07.03.2025 09:12
Në hapësirat shqiptare sot shënohet shtatë marsi, Dita e mësuesit, përkatësisht themelimi i shkollës së parë shqipe...

Komuna e Çairit, përmes një manifestimi solemn, sot do të shënojë 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, duke shënuar kontributin e mësuesve për arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.
7 Marsi e ka zanafillën e hershme dhe kujton themelet e para të shkollës shqipe në shenjë përkujtimi të themelimit mësonjëtores shqipe në Korçë, që u themelua më 7 mars 1887. Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe të gjithë punonjëseve të arsimit, si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.
Kjo ditë shënohet tradicionalisht edhe në Shqipëri dhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme.
