Botë

Trampi, aleatëve të NATO-s: Rritni shpenzimet, nëse doni mbështetjen e ShBA-së

07.03.2025 10:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, e vuri në dyshim gatishmërinë e tij për ta mbështetur aleancën ushtarake perëndimore...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, e vuri  në dyshim gatishmërinë e tij për ta mbështetur aleancën ushtarake perëndimore, duke thënë se nuk do t’iu shkojë në ndihmë aleatëve të NATO-s, nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e vet.

Të paktën 24 vende e kanë përmbushur këtë kërkesë, megjithëse Trampi ka sugjeruar që ky prag duhet të rritet në 5% të GDP-së. Por, shumë vende anëtare kanë thënë se kjo do të ishte e pazbatueshme ekonomikisht. Vetëm Polonia i afrohet 5 përqindëshit, ndonëse Estonia dhe Lituania kanë lënë të kuptohet se edhe ato do t’i rrisin shpenzimet në këtë shkallë.
 
Pavarësisht qëndrimeve të fundit, Trampi në shkurt ritheksoi përkushtimin e tij ndaj nenit 5 të mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s, duke folur së bashku me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Trampi sugjeroi gjithashtu shfrytëzimin e përkushtimit të ShBA-së ndaj NATO-s si mjet presioni në luftën e tij tregtare, në përpjekjen për t’i shënjestruar ato, që ai i ka cilësuar si politika të padrejta tregtare nga vendet evropiane.