Maqedoni
Këshilli i Prokurorëve Publikë zgjedh 47 prokurorë të rinj publik
07.03.2025 11:50
47 prokurorë në 18 prokurori publike do të zgjidhen sot në seancën e 20-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë...

Dyzet e shtatë prokurorë në tetëmbëdhjetë prokurori publike do të zgjidhen sot në seancën e 20-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë. Më së shumti, gjegjësisht 14 prokurorë, duhet të zgjidhen në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.
Në Prokuroritë Themelore Publike në Veles, Dellçevë, Koçan, Kriva Pallankë, Radovish, Resnjë dhe Strugë do të zgjidhet nga një prokuror publik. Dy prokurorë publikë do të zgjidhen në Prokuroritë Themelore Publike në Manastir, Gjevgjeli, Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë. Në Prokuroritë Themelore Publike në Kumanovë, Ohër, Prilep dhe Shtip do të zgjidhen tre prokurorë publikë. Në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë duhet të zgjidhen katër prokurorë.
