Maqedoni

Vazhdon asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në lagjen e Gazi Babës!

08.05.2015 14:56

Komuna e Çairit vazhdon me punimet në drejtim të asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave në lagjen e Gazi Babës...

Në rrugen "Ordan Çopella" me gjatësi prej 360 m dhe gjërësi të rrugës prej 4 deri 4.5 m, është asfaltuar sipërfaqe totale prej 1600 m2.
 
Në rrugën "Saraevska" me gjatësi prej 215 m dhe gjërësi të rrugës prej 3.6 deri 4.6 m, është asfaltuar sipërfaqe prej 1275 m2.
 
Gjithashtu janë asfaltuar edhe rrugicat e rrugës "Saraevska" me gjatësi prej 80 m dhe me gjërësi të rrugës prej 3.6 m, në total një sipërfaqe prej 425 m2.
 
Ky investim u realizua nga buxheti i Komunës së Çairit.